Itali, 4 maj 2014 – Sikur të mos mjaftonte klima e ndezur jashtë stadiumit, brenda tij futbolli u mor peng nga tifozët ekstremistë të Napolit, të cilët më në fund pas 40 minutash pritje dhe një takimi me kapitenin e jugorëve Hamsik, dhanë OK që ndeshja të luhej duke bërë qesharake Federatën Italiane të Futbollit.

Quhet Gennaro dhe është udhëheqës i tribunës A në San Paolo të Napolit, tifozi që bisedoi me kapitenin Marek Hamsik dhe zyrtarë të ndeshjes finale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, në stadiumin Olimpik të Romës.

I shoqëruar nga dy udhëheqës të tjerë të grupit të tifozëve të Napolit që mbushën sektorin e caktuar për ta në Olimpico, Gennaro fillimisht dukej kundër zhvillimit të ndeshjes për shkak të përleshjeve të përgjakshme që ndodhën jashtë stadiumit.

Më pas ai kërkoi të bisedonte me kapitenin e Napolit Hamsik dhe në këtë moment janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të kujdestarëve të fushës megjithatë Gennaro bën me shenjë nga tifozët në tribunën e Napolit dhe u ndërpre hedhja e fishekzjarreve.

Më pas ai bisedoi me kapitenin e Napolit, Hamsik dhe i tha atij që të dalin dhe të luajnë. Në fund, u dha njoftimi se ndeshja do të zhvillohet, edhe pse me 45 minuta vonesë. Në Itali funksionon kështu.