Hapa të suksesshëm në karrierën e aktorit shqiptar Gent Bejko, i cili do të luajë një rol përkrah emrave të mëdhenj të kinemasë botërore.

Ai ka marë rolin e parë në një film që premton shumë për të, duke qenë pjesë e kastës së aktorëve për filmin “Mother”.

Genti do të luajë krah aktorëve të njohur botërorë si: Jennifer Lawrence, Michelle Pfeiffer, Javier Bardem dhe shumë yjeve të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori përmes një postimi në “Facebook”.

“Ups, I did it again. It’s coming (Ja dola përsëri. Po vjen). Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari”, ka shkruar Bejko.

Filmi, nën regjinë e Darren Aronofsku-t, është i zhanerit triller – horror dhe flet për jetën e një çifti.

Sipas faqes zyrtare të këtij filmi në “IMDb”, bëhet e ditur se filmi do të dalë premierë në vjeshtën e këtij viti.