Për deklaratën e kryeministrit Rama, për protestuesit kundër parkut të lojërave në liqenin e Tiranës, Genit Bajko duket se ka pasur një opinion të tijin, të cilin e ka shprehur me anë të një videoje.
Kryeministri është shprehur se protestuesit e parkut të lojërave kanë vdekur dhe i duhet shkuar për homazhe. Në video aktori Gent Bejko, i përgjigjet Ramës me ironi.
“Kur të bëhem kryeministër, edhe unë do shesh piktura, p***ë, edhe parqe. O Edo seriozisht, vërtetë mendon se kaq budallenj jemi ne si shoqëri civile. Me që ra llafi unë kam varrin në Montreal si shoqëri civile, po ashtu hajde na sill ndonjë tufë lule, me atë rast mëson edhe ndonjë gjë të tipit si mund të qeveriset një vend nga një artist”, – deklaron Bejko.