DURRËS, 11 nëntor 2014 – Karabinierët e qytezës së Villanovës në Provincën e Pordenones arrestuan Gent Hasollin, 33 vjec për vjedhje. Genti u arrestua, ndërsa po ngiste një makinë BMW 318 të vjedhur.
Dy hajdutë të tjerë, po shqiptarë bashkëpunëtorë të Gentit janë shpallur në kërkim nga karabinieria. Hasolli, krahas BMW-së së vjedhur akuzohet për vjedhjen e një banese në qytezën e Axano Decimo (Azzano Decimo) dhe për një tjetër vjedhje banese të mbetur në tentativë, sepse u kap nga karabinierët. Gentit ju sekuestruan dy pasaporta biometrike shqiptare të falsifikuara, një veturë Fiat Croma si edhe pajisje të nevojshme për të ushtruar “zanatin” e hajdutit.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





