6 shkurt 2015 – Gent Sejko është Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë.
Vendimi është marrë në orën 21:05 minuta nga Kuvendi i Shqipërisë që e ka miratuar me 105 vota pro. Emri i Sejkos, një propozim nga presidenti Bujar Nishani kishte marrë miratimin e të gjithë forcave politike. Por kundër këtij emri kanë votuar 3 deputetë, ndërsa 4 kanë abstenuar.





