Me 103 vota pro, Gent Sejko është zgjedhur për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Sejko do të drejtojë institucionin më të rëndësishëm monetar në vend edhe në 7 vitet e ardhshme. Kuvendi i Shqipërisë votoi me 103 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër kandidaturën e Sejkos për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Ai u propozua për këtë post nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa më parë mori pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si një kandidaturë konsensuale.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë komision, Sejko tha se synimi kryesor gjatë këtij mandati mbetet transformimi rrënjësor i bankës së shqipërisë.

Ai tha se Banka e Shqipërisë duhet të shndërohet në një bankë qendrore moderne, e denjë për të qenë pjesë e sistemt evropian të bankave qendrore, e aftë të përballet me sfidat që ka përpara shqipëria në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë si dhe për modernizimin e gjithanshëm të sistemit financiar.

Gjithashtu në prioritetet e tija në këtë mandate, Sejko renditi edhe stabilitetin e çmimeve me fokus adresimin e presioneve inflacioniste që vijnë nga rritja në tregjet botërore.

Pak ditë më parë emri i tij mori në Kuvend një mbështetje të gjerë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës.