Aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj, të cilin së fundmi e shohim në emisionin investigativ, "Stop" në Tv Klan, ishte i ftuar në programin "Lart e Poshtë".
I pyetur nëse Genti e ka menduar ndonjëherë që të ketë një show të vetin humoristik ashtu si shumë prej kolegëve të tij, ai shprehet:
"I respektoj të gjithë kolegët dhe nuk para shaj njeri, më tepër se sa mund të bëj vërejtje konstruktive për njerëz. Ermali ka qenë ndër të parët që ka nisur një shoë, por në ndryshim nga programet e tij të mëparshme ai është bërë më serioz. Por Ermali nuk duhet të jetë serioz, sepse ai është fantastik për atë që është dhe me natyrën që ka."





