Genta Ismaili, një këngëtare mjaft e pëlqyer për publikun shqiptar, është treguar mjaft e rezervuar në ato çka tregon për jetën e saj private. Por duket se diçka ka ndryshuar. Gjatë një interviste në emisionin Prive, Genta ka vendosur të zbulojë për publikun, shtëpinë ku banon.
“Mu deshën plot katër vite për ta përfunduar atë”, shprehet Genta, dhe tani ka pak kohë që banon atje.
Në pyetjen e gazetarit se sa i ka kushtuar kjo shtëpi, ajo nuk ka dhënë një përgjigje të saktë. “Ka kushtuar shumë, po”- ka thënë ajo, duke mos dhënë një shifër të caktuar.
Këngëtarja ka vendosur që kujtimet më të rëndësishme të saj ti stampojë në foto e ti vendos në çdo vend të shtëpisë.
“Nuk kam arritur ta dekoroj shtëpinë ashtu siç dua, sepse mungoj shumë nëpër koncerte dhe udhëtime”,- ka treguar Genta.
Ajo që bie shumë në sy në shëpinë e këngëtares është gardëroba, aty ku ka ruajtur të gjitha veshjet nga koncertet dhe videoklipet e realizuara.