20 korrik 2014 – Këto ditë po shihet një ndryshim estetik te këngëtarja e njohur Genta Ismajli. Siç njoftojnë burime të afërta me këngëtaren, por këtë gjë e vërtetojnë edhe fotot e saj ndër vite, Genta kishte vendosur që të zvogëlojë gjoksin e saj të bëshëm, me të cilin bëri emër në fillim të karrierës.
Gjoksi i këngëtares ishte natyral dhe pa asnjë ndërhyrje kirurgjike, por arsyet për zvogëlimin e tij nuk bëhen të ditura. Ndoshta për faktin se tashmë nuk është në trend gjoksi i madh dhe se ka kaluar koha kur femrat e skenës mburreshin me gjoks e me shalë, por edhe një tjetër opsion është çështja shëndetësore. Sido që të jetë, fotot e fundit e shfaqin Gentën më të dobët në linja e jo si përpara (ne foton poshte).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





