Këngëtarja Genta Ismajli prej kohësh përflitet se është shtatzënë dhe lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i saj.
Së fundmi, burime për “Prive” kanë zbuluar se këngëtarja është disa muajshe shtatzënë dhe po pret binjakë, gjinia e të cilëve ende nuk dihet.
Sipas këtyre burimeve, Genta do të organizojë një baby shower pas disa ditësh, duke thyer heshtjen e pritjes së ëmbël.
E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, 35-vjeçarja ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.