Genta Ismaili është duke shijuar romancën e saj të zjarrtë me turkun e njohur Huseyin Usta.
Çifti i famshëm, dita-ditës po marrin më shumë vëmendje, po përfliten e po komentohen tej mase në mediat rozë. Madje në njërën prej intervistave të dhëna janë deklaruar se kanë plane për martesë dhe krijimin e familjes.
Muaj më parë në media qarkulluan lajmet se Genta është në pritje të ëmbël, por ende pa ndonjë konfirmim zyrtar nga dyshja.
Sot ajo solli një foto me miqtë e saj, por mori vëmendje vetë ajo, sidomos fakti që ka shtuar shumë peshë.





