Energjike dhe me shumë sharm, këngëtarja e njohur Genta Ismajli rrëfehet për anët e saj të panjohura. Ajo vazhdon të jetë “single” dhe, siç duket, po i përshtatet shumë ky status, të paktën deri më tani nuk e kemi parë me ndonjë mashkull në krah. Fotot e fundit janë shkëputur nga xhirimet festive ku Genta shihet shumë në formë…
Çfarë nuk do të vishje kurrë?
Birthday Sout.
Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?
Portofoli.
Buzëkuqi i të gjitha kohërave?
Merlin Monro Red lipstick.
Ke një aksesor fatsjellës?
Çelësi.
Cilës pjese të trupit tënd i kushton më shumë kujdes?
Komplet trupit.
Parfumi i preferuar?
Roberto Cavali.
Blerja e fundit?
Libër.
Stili yt me tri fjalë?
Elegant, komfort, origjinal.
Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë?
Të pastrojmë Kosovën.
Këpucët dhe çanta kult?
Çanta Louis Vuitton, këpucët Under Armour.
Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend?
Këmishë dhe pantallona.
Tri produktet bazë të grimit (specifiko me emra konkretë).
Pudra, lipgloss, rimeli.
Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë?
Jo.
Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën.
I kam të gatshme prej secilit frut.
Thonjtë natyralë apo falsë?
Natyral.
Çfarë përdor kundër celulitit?
Palestër.
Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin?
Tiffany sun glasses.
Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme?
Të vogla të çmuara.
Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë?
Preferoj pantallonat.
Thuaj të vërtetën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje?
Varet, 3 orë.
Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie?
2 ditë.
Cilit stilit do t’i besoje fustanin tënd ideal?
Glamorous.
Ikona e padiskutueshme e stilit?
Kam shumë.
Aksesori që nuk del kurrë nga moda?
Ora.
Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani?
Amerikë.
Në cilin qytet do të doje të jetoje?
Chicago.
Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes?
Ushqimi i gjelbër dhe peshku.
Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq?
Margarita.