Genta Ismajli është ndër femrat më të komentuara në showbizin shqiptar për zërin dhe aftësitë e shkëlqyera në kërcim.
Ka shumë vite që nuk kemi parë një person krah saj, ndërsa është shumë e angazhuar me koncertet dhe projektet muzikore.
Për herë të parë pas kaq kohësh, ajo zbuloi identitetin e partnerit në një intervistë me Anxhela Peristerën gjatë sfidës në emisionin "Shiko kush luan".
"Hasan", tha Genta emrin e tij pa hezituar fare vetëm që të fitonte sfidën. Ndonëse u pyet për të dhënë detaje të reja, ajo nuk pranoi të zbulonte asgjë tjetër.





