Në muajin janar Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.
Genta ka zgjedhur që mos t’i publikojë portretet e fëmijëve, duke i mbajtur larg syrit të mediave. Mirëpo, së fundmi, këngëtarja ka zbuluar emrat që ka zgjedhur.
Ajo, madje i ka hapur edhe një profil në Instagram me emrat e tyre Icon dhe Ivy Blue. Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto të dy bluzave të fëmijëve në krah të së cilave shkruante se së shpejti do të publikojë edhe foto të tjera.
Kujtojmë që diva e muzikës botërore Beyonce, ia ka vendosur vajzës së madhe emrin Blue Ivy, i pari i këtij lloji në botë. Ndoshta dhe Genta është frymëzuar nga Beyonce, por thjesht duke i ndërruar pozicionin emrin e së bijës dhe duke ja lënë Ivy Blue.