Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se nga trafikimi i 20 mijë ton të lëndëve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azisë, ky skandal përfshin edhe autoritetet shtetërore.

Sipas Vangjelit, “Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, ka vendosur në dispozicion dokumentat respektive dhe ka bërë me dije KM, por kjo situatë i fshihen publikut për të mbrojtur trafikun e mbetjeve të rrezikshme”.

DEKLARATA:

Kryeministri Edi Rama mohoi përfshirjen e Shqipërisë në linjën ndërkombëtare të trafikut të mbetjeve të rrezikshme, por deklarimet e tij u hodhën poshtë nga emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, i cili publikoi pak ditë më parë dokumentat lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës apo Kinës.

Kështu, pas denoncimit të kryer nga Rrjeti i Bazelit, që zbuloi se nga vendi ynë ishin nisur drejt Tajlandës kontenierë me 816 tonë mbetje të rrezikshme, u zbuluan të dhëna për sasinë por edhe për origjinën e prodhimit të këtyre mbetjeve.

Vlen të theksohet se Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, ka vendosur në dispozicion dokumentat respektive dhe ka bërë me dije KM, por kjo situatë i fshihen publikut për të mbrojtur trafikun e mbetjeve të rrezikshme.

Dy javë pas publikimit të skandalit Ministrja Kumbaro urdhëroi “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte.

Nga kontrolli i kompanisë Sokolaj, rezultoi se nuk janë 816 ton, por kjo kompani ka eksportuar nga Porti i Durrësit plot 20 mijë ton lëndë të rrezikshme të zhdukura pa destinacion, dhe me origjinë të panjohur, për të cilat kompania Sokolaj pretendon se i ka marrë nga Kurum.

Në konfirmim të inspektimit me urdhër të ministres Kumbaro, Ministria e Mjedisit, dha një tjetër detaj, që shtoi dyshimet për origjinën e 20 mijë ton mbetjeve të rrezikshme.

Rezultoi se kompania Kurum nuk kishte kontratë aktive për transferimin e mbetjeve të rrezkishme, ndaj dhe është gjobitur me 1.5 milionë lekë gjobë, dhe pezullimin e aktivitetit të transferimit deri në lidhjen e një kontrate.

Kjo gjetje në Kompaninë Kurum, konfirmon se jo vetëm 816 tonët me destinacion Tajlandën, por edhe 20 mijë tonët e eksportuara nga Sokolaj, nuk mund të jenë marrë te Kurum, për sa kohë mes dy kompanive nuk ka një marrëveshje.

Edhe kompania Kurum, në një deklaratë për mediat u shpreh se 816 tonët me mbetje të rrezikshme nuk janë të sajat.

Ekspertët e mjedisit konfirmuan faktin se Shqipëria nuk mund të prodhojë një sasi të tillë mbetjesh

Nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rezultoise: Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, qëpërmbajnë substanca të rrezikshme, të identifikuara me Kodin 10 02 07*, në një vit, e gjithë industria shqiptare e marrë sëbashku prodhon 8.6 ton.

Dokumentat zyrtare të publikuara në emision ngarkojnë me përgjegjësi direkte MIE dhe autoritetin portual Durrës, si institucionet që do të duhet të kishin parandaluar këtë aferë.

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme, duket se nuk është një histori e re për Shqipërinë.

Prej vitit 2020, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me gjermanët e GIZ kanë hartuar Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit tëIntegruar të mbetjeve, ku pjesë e këtij studimi është edhe harta e zonave me ndotjen më të lartë nga mbetjet e rrezikshme.

Sipas këtij dokumenti, janë dhjetëra zona të ndotura në territorin e vendit, që prej vitesh janë kthyer në një rrezikpër jetën e qytetarëve, pasi këto mbetje nga shiu dhe uji përhapen në natyrë e gjallesa duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e qyetarëve.