Vetëm pak ditë më parë emisioni i Ardit Gjebreas e bëri të famshëm, Gentin 22-vjeçar. E duket se ky emision ka shënuar një kthesë të rëndësishme në jetën e tij. Edhe pse fshirjen e xhamave edhe të lypurit ai e konsideronte si një mënyrë e mirë e cila i sillte të ardhura, Ardit Gjebrea duket se e ia ndryshoi mendjen Gentit dhe tani ai do punojë si gjithë të tjerët.

Së shpejti ai do të të fillojë punë në një fabrikë këpucësh.

“Nuk e dija si do e priste teksa erdhi në zyrën time. Tashmë nëse pranon, e ka një punë. Nikolin Lleshi, miku im i mirë, i ofron një mundësi në Fabrikën e tij të këpucëve në Kamëz, por Genti më kish thënë se nuk e programonte dot rrogën e një muaji. Në fund tha: Do shkoj në fabrikë! U lumturova! Javën e ardhshme Genti fillon punë. Uroj fort ta përballojë sfidën e re, pas 21 viteve në rrugë. Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqemi bashkë, bëhen shumë gjëra”, bën me dije Ardit Gjebrea.

Por, përse Arditi zgjodhi Gentin?

“ Ne i shohim përditë, janë foshnje që ende nuk u kanë ikur rrudhat e lindjes dhe janë të rritur që janë bërë me rrudha po aty. Çdo ditë duke bërë atë që do të ishte gjeja e fundit që do të bënte secili nga ne, të lypë. Shpesh e gjejmë veten në dilemë. Tu japim, apo mos tu japim lëmoshë. Zgjedhja e tyre do të ishte të mos e ushqenim lënien e tyre në rrugë. Me ligj, shfrytëzimi i lypësit dënohet, por lypësi vetë jo. E megjithatë, ata paragjykohen. Po si ndihen ata? Si është jeta e tyre? Pranojnë për çmimin sepse fitojnë më shumë se një punëtor i thjeshtë apo nuk kanë asnjë alternativë tjetër? Sepse të lypësh është të prekësh fundin. Ndaj “24 orë me..” mendova ti kaloj me një prej tyre. Gentin, një djalë që ende nuk i ka mbushur 22 vjeç  por që nga 6 muaj e deri më sot, shtëpia e tij ka qenë rruga”.