LOS ANXHELES, 15 mars 2013 – Aktori i njohur i Hollivudit, George Clooney është ndarë edhe nga e dashura e tij e fundit, Stacy Keibler, partnerja me të cilën ishte lidhur që nga korriku i vitit 2011. Aktori 51-vjeçar duket se i ka dhënë fund romancës, pasi ai dhe Keibler kërkonin gjëra të tjera nga lidhja. 

Një burim deklaroi për tabloidin britanik The Sun: “Ata të dy e dinin që nuk do të martoheshin kurrë dhe nuk do të kishin fëmijë, por Stacy donte një bashkëshort dhe një familje në vitet e ardhshme”.

Gjithashtu mendohet se aktori i famshëm, në mënyrë që të zbusë pak ndarjen, i ka bërë dhuratë ish-të dashurës së tij një apartament dhe disa bizhuteri të kushtueshme.

Për momentin, Clooney ndodhet në Gjermani duke xhiruar filmin ‘The Monument’s Men’, ku do të interpretojë edhe aktori Matt Damon.