Aktori George Clooney ka treguar së fundmi arsyen pse ndryshoi mendim dhe vendosi të bëhej baba. Në një episod të ri të “ËTF” me podkastin e Marc Maron, artisti tregoi çfarë e bëri të merrte këtë hap të rëndësishëm me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.

George jo vetëm që u bë baba, por mirëpriti në jetë dy binjakë, shkruan “People”. Por si e priti ai këtë lajm?

“Dëgjo, nuk doja të martohesha. Nuk doja të kisha fëmijë. Dhe më pas, kjo qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë çmendurisht në dashuri. Atëherë e kuptova që në momentin që e takova se gjithçka do të ishte ndryshe,“- tha aktori.

Clooney kujtoi gjithashtu bisedën e parë që pati me Amal-in për lindjen e fëmijëve.

“Amal më tha gjatë një shëtitjeje në natyrë: ‘Ne jemi jashtëzakonisht me fat’. Dhe unë i thashë: ‘Po, ne jemi me fat që gjetëm njëri-tjetrin.’ Pastaj ajo tha: ‘Duket se fati duhet të ndahet me disa njerëz të tjerë’,”- tregoi Clooney.

Vendimi përfundimtar për të pasur fëmijë ishte një vendim domethënës për aktorin.

“Më duhet të them se ishte shumë emocionuese, sepse vërtet isha i bindur se të qenit baba nuk ishte diçka që ëm përkiste mua dhe isha rehat me këtë gjë”,- tha ai.

Binjakët Ella dhe Alexander erdhën në jetë në vitin 2017. Në intervistë, aktori tha se ishte i shokuar nga lajmi që është bërë baba i binjakëve, por edhe motra e Amal lindi po ashtu binjakë.

“Është ai momenti kur shkon te doktori dhe ata të nxjerrin këtë copë letre që është një sonogram dhe të thonë ‘Ja!’ … dhe mendova se ishte një djalë dhe m’u duk fantastike. Dhe pastaj, ata më thanë: “Dhe tjetra është vajzë”, dhe unë thashë: ‘Oh, dreq’”,– kujtoi ai.

Më pas aktori shtoi se tani i pëlqen shumë që është baba binjakësh dhe falënderon Zotin për këtë dhuratë.