Me një foto në pishinë, Giorgia Meloni u ka uruar italianëve “Gëzuar Ferragoston”. Në foton që ka postuar në Facebook, shihet kryeministrja italiane teksa luan në pishinë me vajzën e saj, Ginevra.
“Jini të lumtur me familjet tuaja, të afërmit dhe njerëzit që doni”, ka shkruar Meloni në foto.
Kryetarja e qeverisë italiane këto ditë ndodhet me pushime në Puglia të Italisë jugore së bashku me vajzën e saj, ish-partnerin Andrea Giabruno, motrën dhe kunatin.