Më 27 janar, influencerja, modelja dhe sipërmarrësja Georgina Rodriguez ka mbushur 31 vjeçe. Me këtë rast, ajo ka marrë një mesazh të ëmbël nga Cristiano Ronaldo i cili është bërë viral dhe ripostuar nga shumë ndjekës si për të treguar se ky është partneri perfekt.

Një postim që ka përgënjeshtruar zërat e fundit për krizë mes të dyve.

Çfarë ka bërë? CR7 ka shkruar një dedikim për Georginën në spanjisht, gjuhën e saj amtare (ajo ka lindur në Buenos Aires nga baba argjentinas dhe nënë spanjolle, por është rritur në Jaca, Spanjë). Një risi për lojtarin, i cili zakonisht nuk e përdor këtë gjuhë në rrjetet sociale, pavarësisht viteve të shumta të kaluara në Madrid.

Sulmuesi i Al Nassr përdor gjithmonë anglishten ose portugalishten për të treguar për miliona fansat e tij temat profesionale dhe personale, nga arritjet në fushë te stërvitjet apo çmimet e shumta që merr, nga projektet familjare te udhëtimet apo çështje të tjera të përditshmërisë së tij.

Kësaj here, megjithatë, ai ka vendosur t’i befasojë të gjithë.

“Për nënën, shoqen, mikeshën, gruan time… Gëzuar ditëlindjen, dashuri! Drita jote na ndriçon dhe dashuria jote na mbush me jetë”, – ka shkruar në spanjisht Cristiano në Instagram. Një dedikim i ndjerë në rrjetet sociale, që është gjithashtu një risi, duke qenë se në dy vitet e fundit Ronaldo nuk kishte ndarë publikisht urime për ditëlindjen e partneres së tij. Georgina Rodriguez iu përgjigj me ëmbëlsi: “Të dua”. Ronaldo i shoqëroi fjalët e tij romantike me një foto ku shihet në palestër me Georgina.

Ishte pikërisht përdorimi nga Ronaldo i termit “gruaja ime”, ai që shkaktoi polemika, pavarësisht faktit se të dy nuk kanë konfirmuar kurrë se janë martuar. Ky detaj ka rindezur zërat për një martesë të fshehtë, ndoshta e “kopsitur” pas lindjes së vajzës së tyre më të vogël, Bella Esmeralda.

Georgina dhe Cristiano, prindër të pesë fëmijëve, vazhdojnë të tregojnë një harmoni dhe bashkëpunim të madh, si në sfidat e përditshme, ashtu edhe në momentet e veçanta.
Kjo ditëlindje nënvizoi edhe një herë sa e thellë është lidhja mes tyre, e konsoliduar nga dashuria për familjen që kanë ndërtuar bashkë.