E pranishme në Festivalin e Filmit në Venecia, Georgina Rodriguez ka preferuar t’i qëndrojë besnike stilistes shqiptare, Lia Stublla.
Për kalimin në tapetin e kuq, Georgina ka zgjedhur një fustan pastel në tonet e pjeshkës, bust dhe i çarë, nga Pronovias. Ajo e ka kombinuar fustanin me një palë sandale nude dhe gold, me një maskë në të njëjtën ngjyrë.
Ndërsa për festën pas festivalit ajo veshi fustanin e zi të dizenjuar nga Lia Stublla. Edhe ky fustan ishte i çarë nga njëra këmbë dhe bust, që i nxirrte në pah dekoltenë dhe format e rrumbullakosura.
“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të krijoj fustane për të mrekullueshmen, Georgina. Shumë faleminderit edhe një herë që i besuat punës sonë, ju bëni që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe”– shkruan Lia Stublla në Instagramin e saj.





