Në ceremoninë e diplomimit për Inxhinieri Ndërtimi, në Universitetin Twente në Hollandë të djalit nga Shijaku, Geraldo Çyrbja ka zgjedhur të përcjellë krenarinë e të qënurit shqiptar duke u veshur me simbolet tona kombëtare dhe flamurin kuq e zi.
Lajmin dhe fotot e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale deputeti Jurgis Çyrbja, i cili shprehet tejet krenar për arritjet e nipit të tij, por dyfish më shumë krenar dhe i emocionuar kur sheh të rinj që përfaqësojnë vendin tonë në auditoret e universiteteve evropiane.
“Geri foli shqip dhe u përfaqësua me simbolet e shtetit tonë shqiptar, në ceremoninë e diplomimit për Inxhinieri Ndërtimi, në Universitetin Twente në Hollandë.
Krenar për arritjet e nipit tim, por dyfish më shumë krenar dhe i emocionuar kur shikoj të rinj që përfaqësojnë vendin tonë në auditoret e universiteteve evropiane.
*FotoAlbumi i ceremonisë së diplomimit të nipit tim Geraldo Çyrbja në Hollandë.”, shkruan deputeti Çyrbja.