BELGJIKE – Megjithëse është një aktor i njohur në të gjithë botën dhe ka fituar shuma të majme me filmat që ka interpretuar gjatë karrierës së tij Gerard Depardieu duket se nuk ka shumë dëshirë të paguajë taksat.
Për t’i shpëtuar detyrimeve fiskale në vendin e tij, Francë, Depardieu ia mbath. Dhe ku do të thoni ju? As më shumë e as më pak po në Nechin, një provincë në Belgjikë, shumë pranë me kufirin francez.
Duket se dashuria e aktorit për vendlindjen e tij nuk është shuar vetëm se ai kërkon t’i shpëtojë taksave e kështu gjen strehim në provincën rurale dhe ndoshta në të ardhmen do të nisë të pëlqejë ambientin bukolik.
Depardieu ndoqi shembullin e Bernard Arnault, njeriut më të pasur të Francës, që për të mos paguar taksat zgjodhi të njëjtën provincë belge për të jetuar.