Lidhja mes Gerard Pique dhe Clara Chia Marti duket se ka arritur fundin pas tre vitesh së bashku. Lajmi është zbuluar nga programi spanjoll “Vamos a ver”, ku gazetari Adriano Dorronsoro citon burime të afërta me çiftin që konfirmojnë ndarjen, megjithëse arsyet mbeten ende të paqarta. Spekulimet më të forta lidhen me një tradhti të mundshme, por pa emra konkretë apo prova të drejtpërdrejta.
Ndërkohë, Pique është parë së fundmi në Miami, i shoqëruar nga një grua flokëkuqe – një skenë që ka ndezur menjëherë thashethemet. Pamjet e publikuara nga “En Casa con Telemundo” tregojnë ish-futbollistin e Barcelonës duke shijuar një akullore në një sallon, i ulur pranë të panjohurës, por pa ndonjë gjest intim. Edhe pse sjellja mes tyre ishte neutrale, prania e kësaj femre në jetën e Piques mjaftoi për të ngjallur dyshime për një kapitull të ri në jetën e tij.
Ndërkohë, më 31 mars, Clara Chia u fotografua e vetme dhe në humor të mirë në aeroportin e Barcelonës, duke u kthyer nga një udhëtim pune në Francë. Mosprania e Piques dhe distanca publike mes tyre i kanë shtuar edhe më shumë zërat për krizë.
Ende asgjë nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët, por tabloidet spanjolle janë në “gjueti” për të zbuluar më shumë rreth kësaj ndarje të bujshme – që duket se sapo ka nisur një tjetër raund dramash publike.