TIRANË-Tragjedia e “Gërdecit” vijon të endet dyerve të Gjykatës pas rreth 5 vitesh nga shpërthimi i fuqishëm 15 km larg nga Tirana ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Gjykatës së Apelit i janë drejtuar Dashnor Çaushi, ish-drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Luan Hoxha, ish-shefi i Forcave të Armatosura të Ushtrisë.
Të dy kërkuan pafajësi me anë të avokatëve të tyre, ndryshe nga çfarë përcaktoi Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës.
Për shkak se Luan Hoxha ndodhet në Amerikë, avokati i tij foli në seancën gjyqësore, duke theksuar se vendimi për fajësinë e Hoxhës ishte i kundraligjshëm.
Duke pretenduar se Luan Hoxha nuk është njoftuar nga gjykata për asnjë fakt apo provë të mbledhur kundra tij. Avokati kërkoi që ndaj klientit të tij të ushohet cështja.
Gjykata e Apelit do të mblidhet më 4 Shkurt për të dhënë vendimin.





