Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për riekspertim ekonomiko-financiar.

Në një prononcim për mediat, avokati i Mediut ka deklaruarse ekspertët e përzgjedhur nuk kanë licencë si ekspertë.

Ai thotë se kanë kërkuar të ketë prezencë të kamerave, por gjykata nuk është shprehur.

“Po rrëzohen thuajse të gjitha kërkesat. Ne kërkuam disa gjëra në këtë seancë, për njërën që është kryesorja, publicitetin e saj, gjykata nuk u shpreh. Në kërkuam të kishte prezencë të kamerave.

Është një cështje që i shërben popullaritetit dhe jo ligjit, se për ligjin duhet të ishte zgjidhur me kohë.

Kërkesën të dytë patëm atë që konstaton aktin e ekspertimit financiar. Në formë ky akt është realizuar nga ekspertë  që nuk kanë tagrin dhe kanë pengueshmëri të tagrit ligjor. Po kshu asnjë prej tyre nuk licensë.

Kemi kontestuar edhe përmbajtjen e aktit. Ky fakt pranohet nga gjykata, por hezitohet të rrëzohet.

Ky është momenti i disatë i një sjellje gjyqësore që është tërësisht subjektiv ndaj Mediut dhe Mbrojtjes, por aq subjektiv edhe ndaj Prokurorisë dhe familjes së viktimave”, tha avokati.