Sot është zhvilluar seanca e radhës në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës në një prononcim për mediat tha se ‘po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore’.
Sipas tij, ky akt “nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri”.
“Prokurorët i kanë thënë eksperteve hidhni një gur ne lumë dhe ne e gjykata do nxjerrim gurin. Ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri.
Ne këto municione i digjnim në Mjekës me financim të NATO-s që në total shkonte 10 mln euro. Kishim dy alternativa, ose ti digjnim ose ti demontonim me një teknologji që ishte rezultative.
Është e provuar në Poliçan nuk është bërë demontim të fishekëve as para as pas Gërdecit. Shteti me partnerët kanë investuar 8 mln dollarë
Pretendimi është sipas ekspertëve që shefi i shtabit nuk kishte në dijeni që bëhej transporti i municioneve”, tha nder te tjera ish ministri.
Kujtojme qe disa dite me pare, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.