18 dhjetor 2013 – Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, përfiton azil politik në SHBA.Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar siç thuhet zyrtarisht, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ish-gjenerali Hoxha i cili u dënua me 5 vjet burg, u largua nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për tragjedinë e Gërdecit.





