Ditën e sotme në seacën për “Gërdecin” në GJKKO mbrojtja e Fatmir Mediut (i pandehur në këtë proces) iu drejtua gjykatës me një kërkesë të përsëritur për marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë me video-konferencë.
Në rastin që kërkesa nuk do të merrej parasysh, mbrojtja e përfaqësuar nga dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, iu drejtua gjykatës me një tjetër kërkesë, atë të autorizimit që ndërmjetësues të jetë gjeneral major avokati Andrew Turley. Ky i fundit sipas tyre do të jetë prezent në marrjen në pyetje të 5 amerikanëve, pyetje të cilat janë dërguar më herët nga SPAk drejt agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit, FBI.
Në seancë avokati iu drejtua gjykatës:
“Ju nuk mund ta kaloni kështu. Duhet të detyroni prokurorin të provoj aktet dhe provat. Si qenka kjo kështu? Duam të provojmë fajsinë për t’i bërë qejfin miletit, të kënaqet SPAK me një vendim fajësie? Ky është një proces shterpë, nuk pjell dot fajësi, nuk lind dot prova që implikojnë z.Mediu në shpërthimin e Gërdecit.”