Shtyhet për në datën 12 qershor seanca për ‘Gërdecin’, ku po hetohet ish-ministri Fatmir Mediu.
Shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes.

Mësohet se këta të fundit janë jashtë vendit për çështje pune. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.