TIRANE– Policia e Tiranës konfirmoi arrestimin e tre të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit ndërsa theksoi se do të ekzekutojë urdhërat e gjykatës edhe për 12 personat e tjerë.

Drejtoria e Policisë së Qarku Tiranë, do të vazhdojë të ekzekutojë vendimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, çështja e “Gërdeci”, për 15 shtetas.

Aktualisht në strukturat e policisë janë vet’dorëzuar shtetasit : Mihal Deliorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxhozi.

Ndërkohë që policia do të ekzekutojë edhe 12 urdhërat e Prokurorisë për shtetasit : Jorgo Mino, Hysni Cocka, Fari Toska, Denis Hajdari, Gëzim Oshafi, Zenun Fero, Fatbardh Kuci, Dashnor Caushi, Sokol Ngjeci, Armand Tartari, Ndue Marku, Luan Hoxha.