Në sallën e gjyqit u thirrën si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO për çështjen “Gërdeci”. Gjykata e Posaçme nuk u shpreh sot, pasi kërkesën duhet ta bëjë vetë i pandehuri, ose të ketë prokurë të posaçme për avokatët për këtë kërkesë. Për këtë arsye seanca u shty më 8 shtator.

Ndërsa avokati i tij, Ardian Visha deklaroi para gazetarëve se do të pyeten si dëshmitarë persona në SHBA, Angli dhe Itali dhe se ka indicie se shpërthimi nuk ishte aksident.

“Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit”, ka thënë Visha.