U shty seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për në datë 31 korrik. Ishte i pranishëm avokati Henrik Ligori.

Mungonte ish ministri i Mbrojtjes dhe eksperti Ymer Stafa.

Në sekretarinë e gjykatës ishin paraqitur 114 pyetje me shkrim, pasi gjykata vendosi në seancën e kaluar që mbrojtja t’i paraqesë pyetjet për ekspertët.