Ditën e sotme dëshmoi vetëm Rezart Tershana ish-funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes, në komisionin e vlerësimit të çmimeve për demontimin e municioneve.
Ndërkohë që gjatë seancës së sotme, në GJKKO ka mbërritur lerërporosia nga SHBA për marrjen në pyetje të shtetasve të huaj, që kanë qenë të përfshirë në aktivitetin e demontimit të armëve.
Autoritetet amerikane kërkuan që të plotësohet kërkesa e bërë nga drejtësia shqiptare, për marrjen në pyetje të Patrik Henry dhe personave të tjerë.
Ata kërkojnë të dijnë statusin e tyre penal në vendin tonë, interesin e tyre për hetimin dhe për çfarë do të shërbejnë dëshmitë e tyre.
Pyetja e tyre mund të bëhet edhe me video-konferencë. Seanca gjyqësore në SHBA është përcaktuar në 12 maj 2024, nëse plotësohet letërporosia.
Ndërkohë seanca e radhës për çështjen “Gërdeci” do të mbahet në 13 mars të këtij viti.