Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën me dije se vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit, ku janë zbuluar objekte të tjera.

Kreu i qeverisë shkruan se nga studimet paraprake rezulton se vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme.

“Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën and zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve. Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset and zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”.