Ish-lojtari i njohur, Steven Gerrard nuk është kursyer aspak ndaj Milanit, pas asaj humbje aspak dinjitoze ndaj Interit me shifrat 0-2, në aktin e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League. Gerrard shprehet se paraqitja e kuqezinjve ishte shumë larg prej një skuadre që luan në të tilla nivele.

“Performanca e Milanit është aq larg të qenit në nivelin e një gjysmëfinaleje të kësaj Champions League, është e frikshme. Dukeshin si një bandë lojtarësh që ishin jashë fushe, nuk luajtën fare bashkë” – Tha ai.