Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi të dërguarin europian Miroslav Lajçak, se ka dështuar në punën e tij sa i takon procesit të dialogut Kosovë Serbi.
Kjo, pasi masat e BE ndaj Kosovës nuk janë hequr edhe pse janë përmbushur kushtet.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadoj mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.