Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetri me mjete të forta, pasi automjetet e tyre janë fërkuar në një rrethrrotullim në Tiranë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar një prej personave, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, ndërsa policia po punon  për identifikimin e poseduesit të saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.