SHKODER – Një efektiv i policisë së Shkodrës është plagosur me thikë, mesditën e sotme në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 33-vjeçari Johan Bardeli është plagosur me thikë në këmbë nga shtetasi Luan Keqani.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për përplasjen e makinave. 

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të krimit, ndërkohë që ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes.