E bekuar nga fati! Kështu mund të cilësohet një italiane, e cila, pasi ka gërvishtur një biletë, ka fituar plot… 500 mijë euro.
Bileta fituese është shitur në një tabakeri në Pesaro. Siç raporton Il Messaggero, zonja që fitoi shifrën marramendëse në fillim nuk i ka besuar syve, saqë i ka kërkuar konfirmim djalit të pronarit të tabakerisë.
Vetëm pasi është siguruar se gjithçka ishte e vërtetë, ajo ka telefonuar djalin e saj për t’i rrëfyer ngjarjen e lumtur.





