Biondja seksi e emisionit sportiv në Top Channel duket se është vënë në vështirësi këtë kohë. Pas pranimit publik të lidhjes me Getoarin, çifti është parë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme të botës si: Dubai, Francë, Romë etj. Por pas fazës së dashurisë, çifti duket se ka kaluar në atë të xhelozisë.
Sipas mediave rozë, reperi i njohur duket se ka ndier rivalitetin e futbollistëve dhe të ftuarve të emisionit “Procesi sportiv”, të cilin prezanton Marina bashkë me Edi Manushin. Mbase kjo ka ndodhur edhe pasi ai ishte i ftuar në atë emision dhe ka parë më nga afër se si funksionojnë gjërat atje.
Duke cituar mediat rozë, zëra pranë çiftit kanë pohuar se Geti është mjaft xheloz dhe se kërkon nga Marina të zgjedhë një emision tjetër për të drejtuar. Mbase një për fëmijë, që ai mos ketë arsye xhelozie.
E ndërsa Marina gjithnjë është shprehur që i është dashur të luftoi shumë për të arritur deri këtu ku është, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë, se cila do jetë zgjedhja e saj.