Është bërë traditë ku pas çdo publikimi në internet fansat të nisin hetimet rreth, muzikës, tekstit apo veshjes së këngëtareve. Edhe kënga e Babastars “BS” nuk ka bërë përjashtim. Mediat kosovare raportuan si fillim se melodia e këngës është e vjedhur, përpos kësaj portali Telegraf guxon më shumë dhe zbulon edhe detaje të tjera.
Detaji që tërhoqi vëmendjen e publikut këtë herë janë edhe syzet e reperit të njohur në klipin e këngës. Sipas një hulumtimi të bërë, duket që syzet e Getit kanë kushtuar më shumë se melodia e këngës, rreth 1811 euro në tregun ndërkombëtar sipas ueb-faqes farfetch.com.
Nga ana tjetër, vija melodike e këngës, mendohet të jetë blerë online vetëm për 99 cent duke u bazuar në ueb-faqen itunes. Po sipas Telegrafit, vija melodike e këngës është kopjuar nga ajo “Welcome dans la gropte”, të cilën e sollën në vitin 2014 katërshja e reperëve francezë, Blacky Blaak, Neto, Raz dhe Matso. Ekonomi e mirë nga Babastars!