Reperi Getinjo di si të tërheqë vëmendjen brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Pasi deklaroi se toka është e sheshtë dhe ndezi polemika, një tjetër deklaratë vjen prej tij.
Duke biseduar me dy banore të tjera, Gresën dhe Vivienin, ai ka thënë se krijesa më e mençur është sorra, shkruan KlanKosova.
“A e dini që krijesa më e mençur prej shpezëve është sorra. Unë e kam parë një dokumentar, një djalë që është bërë milioner prej sorrave. I ka rritë 100 sorra dhe ua ka mësuar gjestin, që të marrin para”- ka thënë reperi ndër të tjera.