1 dhjetor 2015 – I ftuar në emisionin që e drejton Marina Vjollca, “Procesi Sportiv” Getoar Selimi, zbulon detaje në lidhje me të.
Megjithëse Marina dhe Geti nuk janë deklaruar publikisht për romancën e tyre, reperi tërthorazi ka pohuar se tashmë janë në lidhje, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen e gazetarit drejtuar Getit në lidhje me cilin klub e simpatizon, reperi tha ‘se është fans i Barcelonës, ndërsa Marina me Real Madridin’, duke shtuar se këtë e dinë pasi prezantuesen shqiptare e konsideron pjesë të familjes Selimi.
Gjithashtu, dyshja shqiptare kanë publikuar një fotografi të përbashkët në llogaritë personale në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook.
/portali DurresLajm/