Reperi i madh i skenës muzikore shqiptare ka vazhduar me publikimet e tij në rrjetet sociale.

Getoar Selimi ka publikuar në “Instagram” një kolazh fotosh ku shihet në ngjyra bardh e zi së bashku me Naim Frashërin dhe Abdyl Frashërin, dy prej ikonave të shkrimit dhe historisë shqiptare.

Nuk dihet nëse Geti vërtet ka tentuar të krahasohet me mendjet e ndritura të historisë shqiptare.

Ka mundësi, që reperi të konsiderojë veten si tekstshkruesin më të mirë ndonjëherë shqiptar bashkë me Naimin dhe Abdylin, një pretendim që sërish do të ishte i ekzagjeruar.

Nuk munguan as komentet e fansave, ku shumë prej tyre e pranonin krahasimin si me vend, e disa madje kritikuan pse krahasoi veten me vëllezërit Frashëri.

Ca lidhje ke ti me kta mor bish ti je komplet vk para ktyne. Po te ishte katili thot njeri po jo lloj lloj mjekerroshi pa lidhje”, shkruan njëri prej komentuesve.