28gusht 2015 – Gëzim Çela, mik fëmijërie i Vaçe Zelës, nga Durrësi reagon për fjalët e Gjergj Lekës mbi këngëtaren e madhe apo Parashqevi Simakun e Lindita Theodhorin. “Më duken të papërgjegjshme fjalët e Lekës. Vaçja ka qenë dhe mbetet divë. Nuk ka pasur nevojë të pijë ponç para skene.

Nuk i takon një kompozitori, koleg që të flasë sidomos kur fizikisht Vaçja nuk jeton më”, tregon Gëzim Çela, ish i burgosur politik. Ai thotë në një intervistë për “Panoramën” se si Vaçja, Parashqevia apo Lindita e kanë merituar vlerësimin e asaj kohe.

Gëzim Çela ka pasur lidhje të forta miqësie dhe Vaçe Zelën, pasi u rritën në të njëjtën lagje. Madje ai ka kujtim kitarën e saj, të dhuruar në kohën e burgut.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/