Itali, 9 korrik 2014 – Gëzim Mersinaj, 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, u dënua me 4 vjet burg nga gjykata e Leçes.

Gjatë kontrollit të makinës së tij tip Alfa 156 station vagon me targa shqiptare, policia italiane zbuloi 540 gramë kokainë të pastër.

Avokati i Gëzimit arriti të sigurojë nga gjykata klauzolën favorizuese të gjykimit të shkurtuar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/