DURRËS, 1 tetor 2014 – Baritoni i njohur Gëzim Myshketa ka shënuar një tjetër sukses në skenën operistike italiane. Myshketa në këtë vepër është një miksim i mafiozit, kokainomanit dhe gllabëruesit të femrave. “Don Xhovani” do të jetë në turne në qytetet kryesore të Italisë së Veriut me 15 shfaqje deri në muajin dhjetor.
Gazetat “Corriere della Sera”, “Repubblica”, “Sole 24 Ore”, por edhe kanali publik Rai kanë vlerësuar prodhimin e ri të operës “Don Xhovani”. Vepra është vënë në skenë nga regjisori anglez Sir Graham Vick. Ai konsiderohet prej dekadash si një regjisor provokativ, këtë ka bërë edhe me Don Xhovanin, të cilin e ka zhveshur nga koncepti tradicional.
Kritika italiane ka konsideruar protagonist artistin shqiptar Myshketa, i cili sipas tyre mishëroi interpretimin më modern që i është bërë ndonjëherë Don Xhovanit. Këtë fundvit baritoni Gezim Myshketa do të vij në skenën e Teatrin të Operës dhe Baletit në Tiranë në një bashkëpunimin me sopranon e suksesshme Ermonela Jaho.
Para disa kohësh, këngëtari lirik Gëzim Myshketa shënoi një tjetër sukses në një nga skenat e njohura operistike europiane, atë të Teatrit Municipal të Marsejës (Francë) si një nga tre protagonistët e operës "Luçia e Lamermurit" e kompozitorit italian Gaetano Donizetti.
/marrë nga infokult/





