Një gëzim familjar në familjen Sopaj, në fshatin Mushtishti është kthyer në tragjedi. Xhaxhai ka plagosur aksidentalisht veten dhe ka vrarë nipin e tij 14-vjeçar.
I mituri nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i cili nuk ka arritur që të mbijetojë”,njofton policia.
Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës), në automjetin e të cilit ka sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje.