Një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort duke u shndërruar në tragjedi për të gjithë familjen.
Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.
Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën në ajër duke qëlluar në kokë vëllanë, baba të dy fëmijëve. I plagosuri rëndë u dërgua menjëherë në spitalin Nigde Omer Halisdemir, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve.
Policia nisi menjëherë hetimet dhe arrestoi 9 persona. Si rezultat i hetimeve u provua se ishte vëllai i viktimës ai që kishte qëlluar.
Videoja e xhiruar nga të pranishmit në dasmë është shpërndarë gjerësisht në media sociale në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve në raste gëzimi.
Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.





